Google ADS

“Neymar një humbje e madhe, por Barça do të mbijetoj”

11:54 | 12 Tetor 2017
Arbresh Info

Barcelona ka pësuar një goditje të madhe në prestigjin e tyre kur Neymar u largua për transferim te Paris Saint Germaini dhe Luis Figo është në dijeni që ata duhet të luftojnë për tu rikuperuar.

Legjenda e Real Madridit, Luis Figo ka thënë se ai do të pres me interesim të madh për të mësuar përgjigjen e Barcelonës nga humbja e Neymarit, i cili tronditi botën e futbollit me transferimin për 222 milionë euro te gjiganti francez, transmeton portali arbresh.info.

“Klubet e mëdha gjithmonë i mbijetojnë këtyre situatave”, ka fillimisht thënë ai.

“Është e pamundur që klubet si Barcelona apo Madridi të varen në vetëm një lojtar. Por, sigurisht, ai është një humbje e madhe sepse është njëri nga futbollistët më të mirë në botë”

“Të shohim si do të përballen me këtë gjatë sezonit”

Barcelona, e cila kryeson në tabelën në La Liga, do të përballet me Atleticon këtë të shtunë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme