Google ADS

Daçiq ngacmon Turqinë, shpreson të jetë gjallë kur Serbia të hyjë në BE

10:54 | 12 Tetor 2017
Arbresh.info

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, në Forumin e Sigurisë në Beograd, ka theksuar se “tema e zgjerimit të BE-së është në fokus dhe është një iniciativë e dobishme për Serbinë”. 

Gjatë takimit ai ka biseduar edhe për iniciativës e autostradës Nish-Prishtinë-Tiranë, e cila siç tha ai është tema kryesore e diskutimit për gjashtë ministriat e jashtëm të Ballkanit shkruan tanjug, transmeton portali arbresh.info

“Ideja që vendet europiane flasin për zgjerimin e BE-së është shumë e rëndësishme për ne dhe unë shoh përparësi të mëdha në këtë proces”, tha ai.

Ai shpreson që të jetë gjallë kur Serbia të hyjë në BE, dhe që procesi të mos zgjashë sikurse me Turqinë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme