E ëma e njërit prej fëmijëve tregon tmerrin që përjetuan kur panë sesi dhunoheshin nxënësit në shkollën ku mësonte fëmija i saj.
“Familjarët, pas asaj që panë në Fiks Fare, më thonë të mos e çojmë më fëmijën në shkollë”, shprehet ajo, njofton Top Channel.
Një ditë pas transmetimit të skandalit të dhunës që ushtronin mësuesit ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”, ka pasur reagime të shumta nga mediat, prindërit dhe Ministria e Arsimit.
Prindi i njërit prej fëmijëve të kësaj shkolle ju drejtua Fiksit për ta falënderuar për gjithë të vërtetën që nxori në pah. Ajo tregoi se e kishte vënë re shenja agresiviteti tek mësuesit, por nuk besonte që gjërat të arrinin deri në dhunë fizike.
“U tmerruam nga pamjet që pamë mbrëmë në emisionin Fiks Fare, ishin të tmerrshme! Fëmijët e mi vetëm qanin kur shikonin se çfarë bëhej aty” tregon zonja me lot në sy.
Ajo thotë se e ka ngritur zërin për mësues ndihmës, por asgjë nuk është bërë, këtë gjë ja ka thënë drejtorit dhe nëndrejtoreshës.
“Disa herë i kam thënë drejtorit për mësues ndihmës, por asgjë nuk është bërë. Familjarët e mi pas asaj që panë mbrëmë më thonë të mos e dërgojmë më djalin aty”, shprehet e shqetësuar e ëma e 10 vjeçarit.
Kërkesa e vetme e saj është që këta fëmijë të trajtohen me dashuri nga mësuesit.
“Këta fëmijë janë bekimi më i madh për ne, janë dhurata më e bukur që na ka bërë Zoti. Falënderojmë me shpirt emisionin Fiks Fare që po bën diçka për ne”, tha ajo.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...