Sergio Aguero ka pranuar se do të dëshironte që bashkëlojtari i tij në Argjentinë, Lionel Messi, t’i bashkohet atij në Manchester City.
Dyshja krijojnë një partneritet vdekjeprurës së bashku në fazat ndërkombëtare dhe të dy janë startues në skuadrat e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Messi ka qenë duke u kërkuar për transferim te klubi në Etihad gjatë sezoneve të fundit pavarësisht se ndonjë marrëveshje nuk pritet të ndodhë. Por, pavarësisht faktit që transferimi në Premierë Ligë nuk duket të jetë pjesë e planeve të Messit, Aguero ende ëndërron në një transferim të mundshëm.
“Të hollat nuk janë problem këtu”, tha Aguero për ‘TyC Sport’.
“Por, unë mendoj që Messi, ashtu si Cristiano Ronaldo, janë lojtarë që janë simbol të klubeve dhe është vështirë për ta që të largohet”
“Do doja të kem në skuadrën time Leon, por kjo duket e komplikuar”
Aguero është aktualisht duke u rikuperuar nga lëndimi pasi ka thyer brinjët në një përplasje me veturë në Amsterdam javën e kaluar./arbresh.info/
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve