Doktori finlandez Sakari Orava, i cili operoi sulmuesin Ousmane Dembele, beson që problemi me muskuj mund të ketë lidhje me transferimin.
Tërheqja muskulore që ka pësuar ylli i Barcelonës, Ousmane Demebele, mund të jetë shkaktuar nga transferimi i tij për 138 milionë funta nga Borussia Dortmundi, transmeton portali arbresh.info. Ylli i Francës bëri debutimin e tij të ëndrrave në Barcelonë, pas marrëveshjes madhështore, me një asistim në fitoren 5 me 0 ndaj Espanyolit.
Por, lëndimi i Dembeles erdhi në minutën e 29′ të ndeshjes më 16 shtator kundër Getafes dhe lojtari është thënë se do të jetë jashtë fushës për katër muaj.
Doktori Sakari Orava është njeriu që ka operuar sulmuesin dhe ai i ka thënë ‘Mundo Deportivos’ që presioni i transferimit mund të jetë faktor i këtij lëndimi.
“Për momentin, rikuperimi i Dembeles është duke shkuar mirë”, tha fillimisht ai.
“Unë jam në kontakt të përhershëm me Prunan (doktorin e Barcelonës), i cili është i detyruar të më dërgojë raporte rreth Dembeles dhe deri tani gjithçka është në rregull”
“Ai, ashtu si djelmoshat e ri të moshës së tij, është shumë optimist, por është e preferueshme të jetë i kujdesshëm. Presioni që ai mund të ketë qenë i ekspozuar pas transferimit të tij te klubi mund të ketë ndikim gjithashtu në lëndim”
Dembele ngazëlloi tifozët e Barcelonës kur postoi në rrjete sociale duke njoftuar se do të rikthehet pas vetëm dy muajve./arbresh.info/
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...