Juventusi dhe Interi janë duke menduar transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Olivier Giroud, në fund të sezonit aktual.
31-vjeçari francez ka qenë mjaftë i limituar në formacionin startues qysh pas arritjes së bashkatdhetarit të tij këtë verë – Alexandre Lacazettes, transmeton portali arbresh.info. Prandaj, Juventusi dhe Interi besojnë që roli i ri i tij në skuadër mund të bëjë që transferimi nga Emirates të jetë më i lehtë.
Giroud është ndjekur edhe nga Evertoni gjatë verës dhe së fundmi pranoi se ishte “shumë afër” realizimit të transferimit.
Ai zbuloi se dy klubet franceze, Marseille dhe Lyoni, kanë shprehur gjithashtu interesim për shërbimet e tij por ai dëshironte të qëndrojë në Angli./arbresh.info/
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...