Aktivitetet elektorale të partive politike për sot

07:50 | 12 Tetor 2017
Arbresh.info

Vazhdon edhe sot fushata për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Këto janë aktivitetet që partitë politike kanë paraparë për sot:

Aleanca Kosova e Re dega e Prishtinës mban aktivitetin elektoral duke shpërndar programi për Prishtinën. (Sheshin Nëna Terezë, ora 11:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin elektoral në komunën e Istogut. (Shtëpia e Kulturës “Adem Jashari” në Istog, ora 12:00)

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosvës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, do të shpalosë programin për urbanizëm. (Muzeu i Kosovës, ora 12:00)

Aleanca Kosova e Re dega e Prishtinës viziton dyqanet e mobilieve. (Rr.Maliq Pashë Gjinolli, ora 14:30)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban takimi me gratë e qytetit. (Selia e grave te Shkolla Fillore “Iliria”, ora 15:00)

Kandidati i Lëvizjës Vetëvendosje për kryetar të Vitisë, Salih Salihu, prezanton zotimet e tij dhe të ekipit të tij për Vitinë. (Restorant “Dajti”, ora 16:00)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu zhvillon vizitë me banorë të lagjes MAT. (Te rezervari në MAT, ora 16:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin elektoral në komunën e Skënderajt. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj, ora 17:00)

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Suharekës, Sali Asllanaj, shpalos programin qeverisës dhe prezanton kandidatët për Kuvendin Komunal. (Palestra e Sporteve “13 Qershori” në Suharekë, ora 17:00)

Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin zgjedhor të organizuar nga “Gruaja Demokratike”, dega në Ferizaj. (Restaurant “Fitorja” në Ferizaj, ora 17:30)

Aleanca Kosova e Re dega e Prishtinës mban takim me banorët e lagjes Prishtina e re. (Shkolla fillore “Afrim Gashi”, ora 18:00 – pa pranin e mediave)

Aleanca Kosova e Re dega e Prishtinës mban takim me takim me një grup të rinjë në Kodrën e Trimave. (Te Humanisti në Kodrën e Trimave, ora 20:30 – pa pranin e mediave)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme