Armët e Serbisë, prodhimet e “Zastava oružja”, janë jashtëzakonisht shumë të kërkuara në botë, ashtu që, siç ka thënë drejtori i saj i marketingut Zoran Shushiq, prodhimi komplet i fabrikës është shitur deri në gjysmën e dytë të vitit 2019.
Vetëm sivjet nga kjo fabrikë priten të ardhura ndërmjet 35 e 40 milionë dollarë.
“Zastava oružje”, siç ka sqaruar Shushiq, pjesën më të madhe të asortimentit të vet, madje 96 për qind të tij, e eksporton.
“Eksportojmë në të gjitha kontinentet, në më shumë se 40 vende e blerësit më të rëndësishëm i kemi në Lindjen e Mesme e në Afrikë”, ka sqaruar për “novosti” ai.
Shushiq ka theksuar se tregu kërkues i Amerikës Veriore, SHBA-ja e Kanadaja vlerësojnë shumë pushkët gjysmë automatike të Serbisë.
“Edhe karabinat e gjuetisë të prodhimit tonë gjithmonë e kanë pasur vendin në këtë treg. Në filmin “Gjuetia në drerë” Robert de Niro gjuan me karabinën tonë, thotë ai.
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...