Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se futja e demarkacionit si kusht për liberalizimin e vizave është si rezultat i neglizhencës së vet institucioneve të shtetit.
Prioritet i yni, tha ai, do të jetë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës si një padrejtësi që i është bërë deri më tani dhe se kjo çështje duhet të përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Ai nuk ka mundur të flas rreth afateve e për liberalizimin e vizave, por tha se vendimin për këtë çështje e merr Brukseli dhe jo Prishtina.
Limaj tha se Prishtina zyrtare do t’i kryejë obligimet e saja në raport më obligimet që dalin nga BE-ja.
Çështja e demarkacionit tha ai është një çështje që nuk është përfunduar dhe nuk është votuar në Kuvendin e Kosovës meqenëse nuk është ratifikuar.
Sa i përket versionit për demarkacion, ai tha se nuk mund të komentojë nëse do të ketë version të ri për demarkimit të kufirit.
“Ky version nuk i ka 2/3 e votave të deputeteve. Prandaj, komisioni duhet të shikojë dhe a ka mundësi të korrigjimit dhe ne do të veprojmë konform rekomandimeve”, tha Limaj në RTK.
“Derisa nuk ratifikohet nuk ka marrëveshje me Malin e Zi për shënimin e vijës kufitare”, shtoi zv.kryeministri .
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...