Google ADS

I vrari në Lushnjë posa ishte kthyer nga Italia

22:12 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Një prej viktimave që humbi jetën si pasojë e një atentati me armë zjarri në Lushnjë, Zamir Latifi, 23 vjeç, ishte emigrant në Itali. I ndjeri kishte pak ditë që ishte kthyer nga Italia.

Ai ishte në një nga lokalet në shëtitoren kryesore të qytetit të Lushnjës, në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit”, ku u qëllua nga një makinë, ndërsa dyshohet se janë përdorur tre armë zjarri automatike për kryerjen e vrasjeve.

Atentati në fjalë është kryer në një nga zonat më të populluara të qytetit.

zamir-latifi-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme