Presidenti amerikan Donald Trump shprehu dëshirën për të rritur dramatikisht arsenalin bërthamor të vendit gjatë një takimi të zhvilluar në muajin korrik.
Televizioni amerikan NBC, bazuar në burime brenda takimit, raporton se Trump e diskutoi këtë me këshilltarët e tij të sigurisë.
Nuk është e qartë pse ky zhvillim raportohet vetëm tani, por përkon mbase jo rastësisht me tensionin e lartë me Korenë e veriut dhe gjithashtu ndërsa bota pret që Trump të mos miratojë paktin bërthamor me Iranin.
Sipas NBC, gjatë takimit të zhvilluar në Korrik në Shtëpinë e Bardhë, Trumpit ju tregua një grafik për arsenalin bërthamor amerikan, që është ulur tej mase nga 32.000 testata në viteve 60, kur arriti kulmin. NBC raporton se Trump ka kërkuar që të arrihet e njëjta shifër. Aktualisht, SHBA ka rreth 4 000 mbushje bërthamore për përdorim ushtarak.
Presidenti Trump disa herë ka shprehur qëllimin e tij që SHBA të ketë arsenalin më të madh bërthamor në botë, por përmes mesazheve në “Twitter” ai hodhi poshtë si të rremë raportimin për dhjetëfishimin e tij nga NBC.
Megjithatë, kjo e fundit shtoi se pas takimit ku Trump mendohet të ketë kërkuar më shumë armë bërthamore, sekretari i shtetit Rex Tillerson e quajti Trumpin një idiot, një tjetër raportim mediatik që ka shkaktuar një përballje mes dy politikanëve./tch
Lëndimet e shpeshta të Jamesit, flet trajneri Maresca
Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës kandidate e Aleancës për deput...
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...