Është lansuar projekti i BE-së në Kosovë “Fuqizimi i mëtutjeshëm i Shërbimit Korrektues”, me të cilin synohet ngritja e sigurisë në Kosovë. Me këtë rast shefja e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova, tha se qendrat e paraburgimit në Kosovë përballen me sfida të ndryshme siç janë mbipopullimi, dhuna dhe radikalizmi.
Projekti, “Fuqizimi i mëtutjeshëm i Shërbimit Korrektues në Kosovë, i financuar nga Finlanda, do të ndihmojë në tejkalimin e sfidave me të cilat përballen qendrat e shërbimeve korrektuese në Kosovë.
Në lansimin e këtij projekti, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se qendrat e paraburgimit në Evropë dhe në Kosovë përballen me sfida të ndryshme siç janë; mbipopullimi, dhuna dhe radikalizmi.
“Unë besoj shumë se ky projekt do të shërbejë si forum në shkëmbimin e përvojës dhe për transferimin e praktikave më të mira në mënyrë që t’i tejkalojmë këto sfida. Një tjetër aspekt që dua të nënvizoj është numri i të burgosurve të radikalizuar. Ky rrezik nga ata duhet të evitohet kur ata të lirohen dhe këto aspekte janë të përfshira në projekt”, tha Apostolova.
Ministri i jashtëm i Finlandës, Timo Soini, tha se objektivi i projektit është ta mbështesë Kosovën në përmirësimin e standardeve të sektorit gjyqësor,
Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, duke falënderuar BE-në për mbështetjen financiare dhe profesionale në projektin e binjakëzimit, tha se reformimi i qendrave korrektuese do të jenë prioritet i qeverisjes së tij.
Projekti për fuqizimin e shërbimit korrektues në Kosovë me vlerë 2 milionë euro, do të zgjasë 30 muaj.
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...