Rritet me shpejtësi jonormale numri i fëmijëve dhe adoleshentëve obezë

21:45 | 11 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Numri i fëmijëve dhe adoleshentëve obezë është dhjetë herë më i lartë se para katër dekadave, deklaron Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në studimin e kryer nga kjo organizatë 213 milionë djem dhe vajza nga e mbarë bota kanë probleme me mbipeshën, transmeton portali arbresh.info

Shikuar në numrin real, 124 milionë të rinjë prej 5 deri në 19 vjeç kanë shfaqur probleme me obezitetin gjatë vitit 2016, ndërsa në vitin 1975 në të njejtën moshë kanë qenë vetëm 11 milionë të rinjë me probleme të ngjajshme.

“Këto të dhëna nxjerrin në pah dhe nga kujtojnë se mbipesha dhe obeziteti janë duke u kthyer në një krizë globale shëndetësore”, ka thënë Fiona Bull, koordinatore e programit për mbikëqyrjen dhe parandalimin e sëmundjeve të pakontrolluara.

Studimi thekson se për shkak të obezitetit njerëzimi do të mund të përballet me një numër të lartë të pacientëve me diabet gjatë viteve të ardhshme.

Sipas studimit, normat e obezitetit janë duke u rritur me shpejtësi dhe pritet një rritje e vazhdueshme edhe për 40 vitet e ardhshme. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme