Vaksinat nuk lidhen me autizmin

19:33 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Autizmi (ASD) është një pengesë në zhvillim që shkaktohet nga diferencat se si funksionon truri.

Personat me ASD mund të komunikojnë, ndërveprojnë dhe të mësojnë në mënyra të ndryshme.

Disa persona brengosen që ASD mund të lidhet me vaksinimin e fëmijëve, megjithatë studime të ndryshme kanë treguar që nuk ka ndonjë lidhje në mes tyre, që vaksinimi mund të shkaktoj autizmin.

Raporti i Institututit Mjekesor (IOM) në vitin 2011, ka treguar që tetë vaksinat për fëmijë dhe të rritur, me përjashtime tejet të rralla, janë shumë të sigurta.

Studimi ka shikuar numrat e antigjeneve (substancat në vaksina që shtyjnë trupin të prodhoj antitrupa që luftojnë sëmundjet) nga vaksinat gjatë dy vjetëve të para të jetës.

Rezultatet kanë treguar që numri total i antigjeneve të marra nga vaksinat ishte i njëjtë tek fëmijët që vuajnë nga autizmi dhe të ata që nuk janë të prekur nga ky çrregullim.

Në veçanti është studiuar një përbërës specifik i vaksinës, thimerosal, që ka për bazë merkurin i cili përdoret për parandalimin e kontaminimit me shumë doza të vaksinës.

Që nga viti 2003, janë realizuar nëntë studime të implementuara nga CDC, që nuk kanë gjetur lidhje në mes të vaksinave që përmbajnë thimerosal dhe autizmit.

Kjo vlen edhe për vaksinat për fruthin, virusin e shytave dhe rubeola, dhe përbërësit e tjerë të vaksinave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme