Lëvizjet separatiste në vendet e Bashkimit Evropian (BE) vazhdojnë të shkaktojnë shqetësime, pavarësisht se administrata autonome e Katalonjës në Spanjë ka pezulluar për momentin shpalljen e pavarësisë.
Referendumi i paligjshëm i pavarësisë në Katalonjë, nga njëra anë, teksa ka inkurajuar lëvizjet separatiste në vende të tilla si Belgjika, Franca, Italia, Britania dhe Gjermania, nga ana tjetër ka shqetësuar qeveritë e këtyre vendeve.
Vendet e Bashkimit Evropian, të cilët mbrojnë idenë se referendumi i pavarësisë në Katalonjë ishte i paligjshëm sipas Kushtetutës së Spanjës, kanë theksuar se nuk do ta pranonin shpalljen e mundshme të pavarësisë.
Në këtë mënyrë këto vende, të cilat e konsiderojnë çështjen si punët e brendshme të Spanjës, synojnë kështu të thyejnë guximin e separatistëve duke frikësuar lëvizjet separatiste në vendet e tyre.
Katalonja mund të përbëjë shembull
Kërkesat për pavarësi të rajonit autonom të Katalonjës, të cilat janë përshpejtuar që nga viti 2010, janë një pikë kthese për referendumin, pavarësisht atmosferës së tensionuar dhe ndërhyrjes së rëndë të policisë më 1 tetor.
Kryetari i Administratës Autonome, Carles Puigdemont, pavarësisht se deklaroi se kanë pezulluar shpalljen e pavarësisë në mënyrë që të mundësojnë dialogun me qeverinë qendrore, ai mbron idenë se me referendumin “kanë fituar të drejtën për pavarësi”.
Forca që ka shërbyer si shtysë në kërkesat e pavarësisë se katalanasve ku 95 për qind të komunitetit flasin gjuhën katalanase vlerësohet se janë arsyet ekonomike. Në rast se në të ardhmen fiton pavarësinë, Katalonja, e cila njihet si një prej rajoneve më të pasura të Spanjës me pasuritë e industrisë dhe investimeve, parashikohet që të çojë në një humbje prej 25 për qind në Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) të Spanjës.
Baskët në gatishmëri
Një nga shtresat që ndjekin më nga afër iniciativën e pavarësisë së Katalonjës është rajoni autonom Bask i Spanjës. Rajoni Bask, i cili ekonomikisht është një rajon më pak i zhvilluar në krahasim me Katalonjën, funksionon me një sistem tatimor të pavarur nga qeveria spanjolle.
Në këtë kontekst, pavarësia e rajonit Bask vazhdon të jetë një çështje prioritare për organizatën terroriste ETA, e cila u çarmatos në vitin 2011 dhe shkaktoi vrasjen e më shumë se 800 personave në 50 vjet.
Nëse populli bask, i cili pretendon se janë shtypur gjatë diktaturës në periudhën e Franco mes viteve 1939-1975 në Spanjë, do të inkurajohet nga zhvillimet në Katalonjanë dhe do të veprojë sërish për pavarësi, mendohet se Spanja do të përballet me një krizë të vështirë për ta tejkaluar.
Lëvizjet separatiste në Mbretërinë e Bashkuar po fitojnë forcë
Pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga BE (Brexit), theksohet se kanë fituar forcë lëvizjet separatiste në vendin i cili përbëhet nga Anglia, Uellsi, Skocia dhe Irlanda e Veriut.
Pas zhvillimeve në Katalonjë, pritet veçanërisht që të fitojë vrull lëvizja separatiste në Skoci e cila që prej 300 vitesh është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.
Për skocezët, të cilët nuk mundën të merrnin një rezultat në referendumit e pavarësisë që u mbajt në vitin 2014, janë përhapur shenjat se në vitin 2018 do të mbahet sërish një referendum për pavarësi pas deklaratës së lideres së Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), Nicola Sturgeon, se votimi është kryer për të qëndruar në BE.
Ndarja shumë vjeçare mes mbështetësve për bashkimin me Irlandën dhe atyre për qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar në Irlandën e Veriut, vërehet se do të thellohet edhe më tej pas zhvillimeve të Brexit dhe atyre në Katalonjë.
Në dritën e zhvillimeve të fundit vërehet se është rritur më shumë zëri i Partisë së Sinn Fein që është palë pro ndarjes së Irlandës së Veriut nga Mbretëria e Bashkuar. Ndërsa Michelle O’Neill, liderja e partisë e cila thekson se Irlanda e Veriut nuk dëshiron largimin nga BE-ja, duke vënë theksin se Brexit do të jetë një fatkeqësi ajo ka bërë thirrjen se “Irlandezët duhet të zhvillojnë urgjentisht referendumin për të siguruar unitetin”.
Mbretëria e Bashkuar e cila nga njëra anë ka vështirësi për të përballuar ndikimet politike, ekonomike dhe sociale të Brexit, vërehet se nga ana tjetër ajo do ta ketë të vështirë të përballet në mënyrë të suksesshme me valët separatiste.
Qëllimi i pavarësisë të flamanëve të Belgjikës
Një vend tjetër që ndjek nga afër zhvillimet në Katalonjë është Belgjika me 3 komunitete. Theksohet se kërkesat separatiste të rajonit flaman kërcënojnë integritetin e Belgjikës e cila përbëhet nga një rajon i vogël në lindje që flet gjermanisht, nga rajoni Valon ku flitet frëngjishtja, rajoni Flaman ku flitet gjuha flamane dhe Brukseli ku fliten të dyja gjuhët.
Partia Aleanca e re Flamane (N-VA) e cila është partnere e koalicionit në pushtet, qëllimin e saj përfundimtar e përcakton si “pavarësia e rajonit Flaman”.
Lideri i partisë dhe ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë Federale, Jan Jambon, pas referendumit të debatueshëm për pavarësi në Katalonjë ka deklaruar: “Për momentin, edhe pse nuk është në axhendë, në qëllimin afatgjatë të partisë sonë ndodhet pavarësia e rajonit Flaman”.
Belgjika e cila do të humbë gjysmën e popullsisë dhe aktivitetet ekonomike në rast se shtresa separatiste në rajonin Flaman inkurajohet dhe vihet në veprim në një kohë të afërt për të zbatuar qëllimin e saj afatgjatë, mendohet se do të ketë vështirësi për të vazhduar praninë e saj si një vend.
Rajoni i mundshëm “Veneto” në Itali
Edhe Italia, e cila ende po lufton me reflektimet e krizës ekonomike që tronditi të gjithë Evropën, është midis vendeve të prekura nga lëvizjet separatiste.
Pjesa veriore e cila është qendra industriale dhe bankare e vendit që ka më shumë borxhe në BE pas Greqisë, del në plan të parë si rajoni që kontribuon më së shumti në PBB të Italisë.
Në këtë kontekst, rajoni Veneto ka në plan të organizojë një referendum më 22 tetor për të arritur një autonomi më të madhe. Përveç Veneto-s, tërheqin vëmendjen se rajonet Alto-Adige dhe Lombardia në veri kanë shprehur kërkesat e tyre për pavarësi.
Ndërkohë del në pah si një element i rëndësishëm kërkimi i pavarësisë nën emërtimin “Padanja” i rajonit verior i cili është mjaftuar me autoritetin që përfitoi në çështjet financiare në vitet 1990 duke vënë në dukje se është mërzitur “së ushqyeri jugun e Italisë.”
E shkuara e Francës për Korsikën
Edhe Franca e cila është një nga vendet e para të BE-së që deklaroi se nuk do të njihte shpalljen e mundshme të pavarësisë në Katalonjë, vërehet gjithashtu se është përpjekur të parandalojë pretendimet e mundshme separatiste në ishullin e Korsikës.
Franca, e cila ka vuajtur shumë nga sulmet e kryera nga lëvizjet separatiste në të kaluarën, duke marrë një qëndrim të ashpër kundër një kryengritjeje të mundshme, bën sikur nuk e dëgjon kërkesën që gjuha e Korsikës të jetë gjuhë zyrtare në anë të gjuhës franceze.
Fronti për Lirinë Kombëtare (FLNC) pro-separatizmit në Korsikë, deri në vitin 2014 njihet për kryerjen e punimeve që Franca të njohë të drejtat kombëtare të popullit të Korsikës dhe me kërkesën për pavarësi.
Aktualisht në Parlamentin e Francës ndodhen 3 deputetë nacionalistë të Korsikës. Pavarësisht se administrata rajonale e Korsikës ka theksuar se mund të mjaftohen vetëm me statusin e autonomisë vërehet se janë në përmirësim mundësitë e rinovimit të kërkesave të pavarësisë.
Mbështetësit e pavarësisë në Bavari po rriten
Gjermania gjithashtu është një nga vendet që ndikohet nga lëvizjet e pavarësisë. Sipas një anketimi të kohëve të fundit, një nga çdo tre persona në Bavari dëshiron të largohet nga Gjermania. Vlen të përmendet se ka pasur një rritje të konsiderueshme kjo dëshirë në këtë situatë krahasuar me vitet e kaluara. Por theksohet se Gjykata Kushtetuese gjermane ndalon një referendum të mundshëm bavarez.
Partia Bavareze, e cila po lufton për një Bavari të pavarur brenda BE-së mbron idenë se statusi i rajonit nuk mund të përcaktohet me vendim të gjykatës dhe se vullneti i popullit bavarez për pavarësinë do të jetë përcaktuesi përfundimtar. Partia e cila ka përshëndetur ringjalljen e lëvizjeve separatiste në të gjithë Evropën thekson se do të vazhdojë të luftojë për pavarësinë.
Referendumi mbi kushtetutën në Danimarkë
Ndërkohë në Danimarkë tërheqin vëmendjen kërkesat për pavarësi në Grenlandë dhe Ishujt Faroe. Në këto rajone të cilat kanë statusin e pjesshëm autonom që prej vitit 1948 vërehet se janë rigjallëruar lëvizjet separatiste.
Në Ishujt Faroe, që do të mbajë një referendum mbi një kushtetutë të re në prill 2018, gjithashtu diskutohet për një referendum mbi pavarësinë.
Po përhapet frika e ndarjes
Tabloja aktuale shpjegon më qartë përse vendet anëtare të BE-së kundërshtojnë përpjekjen e Katalonjës për pavarësinë dhe se vazhdimisht kanë përsëritur thirrjen për t’u pajtuar me kushtetutën spanjolle.
Këto vende duket se kanë frikë nga inkurajimi i grupeve separatiste në vendet e tyre, nëse iniciativa e pavarësisë së Katalonjës do të ishte e suksesshme.
Institucionet dhe vendet e BE-së, të cilat mbeten të heshtura edhe përballë plagosjes së qindra personave në ndërhyrjen e policisë në ditën e referendumit në Katalonjë, po shmangin inkurajimin e ndarjes, ku Katalonja është duke u bërë një shembull në vendet e tyre.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut