Shumë njerëz janë kurioz të zbulojnë dhe të vizitojnë vende të ndryshme të botës.
Me bukurinë e pabesueshme që na ofrojnë disa vende të botës, njerëzit gjithnjë e më shumë janë kurioz të dinë më shumë, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, jo gjithmonë turizmi ka sjellë gjëra pozitive. Vetëm në vitin 2015 janë regjistruar rreth 1.1 miliardë njerëz që kanë bërë turizëm nëpër vende të ndryshme të botës.
Ja cilat janë vendet që e kanë pësuar më së shumti.
Venediku, Itali
Nuk është sekret që Venecia po zhytet dhe turmat e turistëve që po dynden atje po ndihmojnë në shkatërrimin e këtij qyteti. Gjatë sezonit turistik, rreth 80 mijë turistë hyjnë në ditë. Venecia konsiderohet një ndër qytetet më të mbingarkuara nga turizmi në Itali.
Piramidat, Egjipt
Një nga shtatë mrekullitë e botës, Piramida e Gizës mbetet një vend atraktiv për turistë. Më normën aktuale të përkeqësimit, vendi historik është duke u shkatërruar me shpejtësi të madhe.
Koloseu, Itali
Madhështia e Koloseut në Romë nuk e mban atë hijeshinë e kohës kur u hap në vitin 80 pas Krishtit. Pothujase pas 2 mijë vjetësh struktura e objektit historik ka filluar të shkarërrohet. Edhe pse është duke u shkatërruar, vendi historik mbetet një ndër destinacionet më të preferuara për turistët në Romë.
Ishujt Phi Phi, Tajlandë
Që kur u paraqitën si ishujt të virgjër në filmin “The Beach”, ishujt Phi Phi në Tajlandë janë kthyer në një destinacion për shumë turistë. Plazhet e virgjëra, uji i pastër dhe natyra e pashkelur kanë filluar që të shkatërrohet që kur turizmi filloi të rritet. Autoritetet në Tajlandë kanë marrë masa dhe kanë kërkuar mbylljen e ishujve në mënyrë që të ruhet pasuria natyrore.
Machu Pichu, Peru
E vendosur në malet e larta të Andeve në Peru, fshati i lashtë Machu Pichu mbetet një ndër misteret dhe vendet më të dëshiruara për t’u vizituar. Nuk është aspak befasuese se kjo kryeson listën e një ndër vendeve më të vizituara. Por një fluks i madh i turistëve ka filluar të kërcënojë ruajtjen e objektit të lashtë, të cilën edhe UNESCO e ka rënditur si vendet e Trashëgimisë Botërore në rrezik. Rreth 2,500 turistë në ditë e vizitojnë Machu Pichun./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...