Google ADS

Vllahiu: Barazia gjinore duhet të jetë thelbi i shoqërisë

18:12 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Vllahiu në Ditën ndërkombëtare të vajzave ka vizituar Rrjetin e Grave të Kosovës dhe me këtë rast ka thënë se barazia gjinore duhet të jetë thelbi i shoqërisë.

Ai më tej tha se gratë sipërmarrëse që punësojnë gra do të lirohen nga taksat.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, bashkë me Igballe Rugovën, nga Rrjeti i Grave të Kosovës për t’i dhënë përkrahjen për punën e madhe që vazhdon të bëjë. Roli i gruas në shoqërinë tonë është i jashtëzakonshëm, i madh në çdo periudhë. Përfaqësimi i saj në institucione e vendimmarrje, i vogël. Barazia gjinore duhet të jetë thelbi i shoqërisë, forcë shtytëse. Gruaja është themeli dhe ajo duhet të trajtohet me respekt, barabartë dhe me dinjitet. Përfaqësimi i saj në pushtetin komunal do të jetë i garantuar dhe i barabartë. Gratë sipërmarrëse që punësojnë gra do të lirohen nga taksat. Do të subvencionohen ndërmarrësit e grave veçanërisht në fushën e bujqësisë. Gratë vetushqyese do të ndihmohen dhe do të krijohet fond i veçantë për to. Ligjet duhet të zbatohen në tërësi dhe ligji për barazinë gjinore do të jetë bazë e punës. #PërPrishtinën e barabartë. #50”, shkruan Vllahiu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme