Në vazhdën e takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Uashington D.C, Ministri i Financave Bedri Hamza është takuar me ndihmës sekretarin e Thesarit Amerikan z. Larry McDonalds.
Me këtë rast, Ministri Hamza e falënderoj z. McDonald për kontributin që ka dhënë shteti i Amerikës në ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe gjithashtu i shprehi mirënjohje për kontributin e madh që Thesari i Amerikës ka dhënë në ndërtimin e Ministrisë së Financave.
Në takim u diskutua për prioritetet e Qeverisë dhe për hapat që duhet të ndërmarr Kosova për të përshpejtuar rritjen ekonomike. Fokus të veçantë në takim ka qenë edhe adresimi në kohë optimale të projekteve prioritare të Qeverisë së Kosovës.
Ndihmës sekretari McDonalds e falënderoj Ministrin Bedri Hamza për bashkëpunimin shumëvjeçar të Thesarit Amerikan me Kosovën, si dhe shprehi gatishmërinë për të mbështetur zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës.
Të dy u pajtuan që duhet të vazhdohet tutje me mbështetje të vazhdueshme nga Thesari Amerikan për zhvillim të mëtutjeshëm të Ministrisë së Financave, me fokus të veçantë në departamente të Buxhetit dhe Thesarit.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...