Një nxënës ka mbetur i lënduar pasi një grup të rinjsh e kanë shtyrë nga autobusi me numër 65 i cili po shkonte drejtë fshatit Stajkovc.
Rreth orës 19 në Shkup në rrugën “Alija Avdoviq”, në autobusin me numër 65 në drejtim prej lagjes “Çento” në Stajkovci, më saktë tek stacioni i autobusit tek Shkolla fillore “25 Maji”, një grup prej rreth dhjetëra të rinjve e kanë shtyrë nga autobusi një 17 vjeçar të fshatit Smillkovc, nxënës i vitit të katërt në shkollën e mesme ASUC, si dhe fizikisht e kanë sulmuar duke e goditur me shqelma dhe grushte në trup dhe kokë.
Në një moment njëri nga sulmuesit e ka goditur me pajisje të rëndë në kokë, pas çka grupi ka ikur. Me automjetin e ndihmës së shpejtë i riu është dërguar në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku i është dhënë ndihma mjekësore. Policia po ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e rastit, njofton Koha.
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...