Mesut Ozil raportohet se ka dështuar për të ngjallur interesim për ndonjë ofertë serioze për shërbimet e tij dhe mund të qëndrojë te Arsenali duke nënshkruar kontratë të re afatgjate.
Reprezentuesi i Gjermanisë pritet nga të gjithë të largohet nga klubi në Emirates në fund të sezonit kur edhe përfundon marrëveshja e tij aktuale, transmeton portali arbresh.info.
Manchester United dhe Interi kanë qenë të lidhur me transferimin e tij, por bazuar në ‘The Sun’, asnjë skuadër tjetër nuk është e përgatitur për të përmbushur kërkesat për pagë të 28-vjeçarit.
Ozil thuhet se kërkon një pagë javore prej 330.000 funta, por këshilltarët e lojtarit kanë informuar atë se ose duhet të pranojë një pagë më të vogël ose të marrë ofertën nga Arsenali me një pagë javore prej 250.000 funta në javë.
Raportet sugjerojnë gjithashtu që edhe Besiktasi është duke kërkuar nënshkrimin e ish yllit të Real Madridit, por vështirë se kampioni turk mund të paguaj pagën e tij vjetore prej 17 milionë funta./arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...