Google ADS

Mjekët kosovarë ngrisin alarmin, merreni seriozisht fruthin, është vdekjeprurës

14:03 | 11 Tetor 2017
L G

Një fëmijë 14 muajsh ndërroi jetë gjatë ditës, në Klinikën Infektive në Prishtinë si pasojë e fruthit. Sëmundja e fruthit me të cilën ai u infektua, nuk duket të jetë lehtë e kalueshme. Kështu tregon profesori ordinar i sëmundjeve infektive  në Fakultetin e Mjekësisë , Salih Ahmeti.

Ahmeti në një prononcim për Sovrani.Info ka treguar simptomat e kësaj sëmundje, bashkë me mënyrat se si të evitohet fruthi.

‘’ Fruthi varësisht prej kondicionit  imunologjik din me qenë sëmundje e rëndë, ndonjëherë vdekjet janë të pritshme dhe jo të eleminueshme gjithmonë. Ato janë të varura nga faktorë tjerë shoqërues sidomos nga persona që kanë imunitet të dobët  ose ndonjë sëmundje tjetër. Ndonjëherë din me u kompliku me  sëmundje tjera serioze dhe mund të përfundojnë jo mirë. Mbrojtja më e mirë është vaksinimi, ndërsa  sëmundja është sëmundje që përhapet përmes ajrit rruga erogjene, kontakti me kollitje, teshtitje, këlbaza kolli.  Mbrojtja më e mirë është higjena personale në rrethet familjare dhe izolimi i të sëmurve sepse kontaktet e afërta bëjnë që të merren infeksioni shumë shpejt’’, ka shpjeguar profesori i sëmundjeve infektive.

Ai  tregon se vaksinimi është mbrojtja ma e mirë, ndonëse ka  edhe faktorë tjerë që shtyejnë drejt kësaj epidemie e që përfundojnë me vdekje.

‘’Ne jemi në një situatë kur kemi raste të fruthit, pas një periudhe që nuk kemi pas dhe kohëve të fundit kemi pas shpërthime epidemike  dhe pjesa më e madhe e këtyre rasteve janë që nuk janë vaksinu për një arsye ose tjetër. Por ka edhe raste që kanë qenë të vaksionuara por me imunitet  shumë ma herët dhe  gjatë një kontakti të afërt  familjar ata kanë marrë sëmundjen e fruthit, që është karakteristikë që kemi disa raste të moshave të reja por edhe të moshave të shtyera’’, ka sqaruar më tej.

Moshat me të cilat preken personat nga kjo sëmundje lëvizin nga 6 muaj deri në 40 vjet. Në këtë mes nuk mungojnë as nënat.

‘’ Kështu që ne në këtë periudhë  kemi prekje prej moshës 6 mujore deri në moshën 40 vjeçare ta zëmë nanëat ose moshat ma të shtyme prekje në mesin e personelit shëndetësor  kështu që kanë qenë në kontakt më të sëmurët. Pra personat që nuk janë të vaksinum nuk e kanë kalu këtë sëmundje,  gjatë një kontakti në dhomë, gjatë një vizite mjekësore psh në cerdhe në shkollë mund ta  përhapin infeksionin . Mbrojtja më e mirë është vaksinimi dhe nëse nuk janë të vaksinum izolimi, lajmërimi i pacientëve te mjeku’’, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, simptomat e fruthit janë: temperatura, dobësia ose lodhja, humbja e oreksit, lodhja ose kruajtja e syve, bllokimi ose rrjedha e hundëve, kolla e thatë, dhimbjet e fytit, ndjeshmëria ndaj dritës. /Sovrani.Info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme