Portieri polak u largua nga “Topçinjtë” verën e kaluar duke iu bashkuar Juventusit për 10 milionë funta.
Wojciech Szczesny ka thumbuar Arsenalin duke pranuar se u largua nga klubi për të fituar trofe, transmeton portali arbresh.info.
“Erdha këtu sepse kam nevojë për të fituar gjithçka”, shpjegoi ai.
“Zgjodha Juventusin për të fituar mentalitetin. Çdo ditë në stërvitje ndihem më i fortë dhe jam më shumë i gatshëm për të luajtur në këtë klub”
“Më është dukur një zgjedhje normale, kur Juve iu thërret, ju duhet të shkoni”
“Kur ju luani për Juventusin, qëllimi është për të fituar gjithmonë gjithçka dhe nuk është ndryshe as këtë vit”
Juventusi është në pozitën e dytë në Serie A, dy pikë prapa Napolit që ka nisur në formë perfekte sezonin duke siguruar shtatë fitore nga shtatë ndeshjet deri tani./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua