Një ngjarje e rëndë është shënuar në Meksikë, ku si pasojë e përleshjes së bandave në burgjet e vendit, 13 vetë kanë mbetur të vdekur.
Kanë qenë plot 250 të burgosur, që të ndarë në grupime janë zënë keq fare me njëri – tjetrin dhe me forcat e sigurisë gjithashtu, në burgun e Cadereyta. Një zëdhënës i qeverisë ka thënë se forcat e sigurisë kanë përdorur forcën për të vendosur sërish qetësinë e plotë. Kjo është një ngjarje e radhës, pasi në Meksikë ka shpesh herë përleshje, kryesisht mes bandave të drogës. Tensionet janë shtuar edhe jashtë burgut, për shkak se të afërmit dhe miqtë e të burgosurve janë përleshur edhe me policinë, shkruajnë mediet ndërkombëtare.
Autoritetet kanë thënë se një luftë e përgjakshme kishte nisur të martën, mes bandave që kontrollojnë trafikun e drogës në vend. Në vitin 2016, një trazirë që ndodhi në burgun e Topo Chico dhe la 49 të vdekur.
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...