Meta: Zgjidhja nuk është që të merret nënshtetësia shqiptare (VIDEO)

13:05 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta konsideron se marrja e nënshtetësisë së Shqipërisë nga qytetarët e Kosovës nuk është zgjidhje.

Kjo deklaratë e Metës erdhi pasi presidenti i Kosovës kërkoi nga ai që Shqipëria tu jap nënshtetësi qytetarëve të Kosovës, të cilët sipas tij po mbesin padrejtësisht të izoluar nga BE-ja, shkruan arbresh.info

“Zgjidhja nuk është që të merret nënshtetësia shqiptare për të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht nga dëshira për të kaluar këtë problem jo për shkak të mungesës së një dëshire nga ana ime apo nga institucionet e Shqipërisë por zgjidhja është tejkalimi i këtij problemi dhe shpresoj që edhe politika në Kosovë. Nuk bëhet fjalë vetëm për çështjen e vizave por bëhet fjalë për zhbllokimin e të gjithë perspektivës evropianë të Kosovës që është jetikë jo vetëm për Kosovën por për të gjithë”, u shpreh Meta.

Ai tha se kjo çështje duhet të zgjidhet me mençuri dhe të tejkalohet çështja e demarkacionit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme