Kontrollet e shtuara, shkaktojnë mungesë të insulinës në Maqedoni

13:00 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Për 11 ditë me radhë nuk ka insulinë në disa qytete në shtet. Arsye për këtë është pasi Agjencia e ilaçeve (MALMED) në javën e kaluar ka kryer kontrolle të shtuara të të gjitha serive të insulinës që sjellin distributorët.
Firmat distributore nuk kanë pasur aksione të shumta të insulinës dhe kështu kjo kontrollë e shtuar ka lënë pacientët pa insulinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Robert Bekiroski – drejtori i MALMED për Nova TV tha se agjencia javën e kaluar ka kryer kontrolle të shtuara të të gjitha serive të insulinës, për të cilat distributorët kanë dorëzuar dokumentacione. Ndërsa shtoi se insulina e kontrolluar është lëshuar për shitje.

Shoqata e pacientëve me diabet “Balans MK” në fillim të muajit shtator kërkoi nga MALMED të kryejë kontrolle se si transportohet dhe ruhet insulina, pasi dyshonin në cilësinë e saj.

Ndërsa kontrollet nga MALMED erdhën edhe pas presionit mediatik dhe kërkesës së pacientëve.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë shpjegime për mungesën e insulinës, ndërsa kanë shtuar se ka probleme teknike në distribuimin e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme