Google ADS

Meta: Do të angazhohem për forcimin e pavarësisë së Kosovës (VIDEO)

12:37 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se do të vazhdoj të angazhohet për forcimin e pavarësisë së Kosovës.

Këtë deklaratë Meta e bëri pas takimit që pati me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Kosovë, shkruan arbresh.info.

“Dua të angazhohem në forcimin e  pavarësisë së Kosovës, të njohjes së saj ndërkombëtare dhe të realizimit të aspiratës për perspektivën evropiane të Kosovës dhe  ë gjithë rajonit sepse e ardhmja evropiane e Kosovës është e rëndësishme për të ardhmen evropiane të gjithë rajonit”, u shpreh Meta.

Presidenti Meta është dekoruar sot nga presidenti Thaçi me medaljen ‘Urdhri i Pavarësisë’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme