Momenti shokues kur sulmohet autobusi i skuadrës së Australisë

12:49 | 11 Tetor 2017
Arbresh Info

Autobusi i skuadrës së Australisë është sulmuar në Indi me një guri që është hedhur përmes dritares.

Lojtari 30-vjeçar, Aaron Finch ka postuar një fotografi në rrjete sociale duke përshkruar momentin tronditës kur skuadra australiane e kriketit u sulmua pas fitores ndaj vendasve, transmeton portali arbresh.info.

Aaron Finch në aksion për Australinë gjatë turneut të tyre në Indi
Aaron Finch në aksion për Australinë gjatë turneut të tyre në Indi

Finch ka përshkruar si “tepër të frikshëm” incidentin që ndodhi gjatë rrugës së tyre drejt hotelit të skuadrës.

“Moment i frikshëm kur guri të hidhet përmes dritares së autobusit të skuadrës gjatë rikthimit në hotel”, shkroi Finch në rrjete sociale.

Finch ka luajtur për Indinë gjatë shumë viteve dhe ka kaluar në gjashtë skuadra të ndryshme në Premierë Ligën luksoze të Indisë./arbresh.info/

Momenti kur autobusi i sulmua në Indi
Momenti kur autobusi i sulmua në Indi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme