Sulmuesi largohet nga Barcelona për 20 milionë euro

12:19 | 11 Tetor 2017
Arbresh Info

Siç raportojnë mediat spanjolle, anësori i Barcelonës mund të largohet nga Camp Nou në një të ardhme të afërt.

Gerard Deulofeu mund të largohet nga gjiganti katalunas në një të ardhme të afërt, raporton ‘El Mundo Deportivo’, transmeton portali arbresh.info.

Spanjolli u rikthye në Kataloni gjatë verës pasi klubi aktivizoi klauzolën e riblerjes, por ai nuk shkëlqeu në ndeshjet e para me klubin. Dhe derisa AC Milani është duke kërkuar transferimin e tij në San Siro gjatë muajit janar, 23-vjeçari mund të ndryshojë sërish klubet.

Deulofeu shpreson në shanset te Barcelona
Deulofeu shpreson në shanset te Barcelona

Bazuar në gazetën e lartpërmendur, futbollisti i talentuar ka një klauzolë prej 20 milionë euro në kontratën e tij te Barcelona, shifër e përshtatshme për gjigantin italian.

Deulofeu shijoi një sezon shumë të suksesshëm në formë huazimi te “Rossonerët” sezonin e kaluar duke shënuar katër gola brenda 17 paraqitjeve në Serie A./arbresh.info/

Të ngjashme