Google ADS

Thaçi: Shqipëria tu jap qytetarëve të Kosovës nënshtetësinë e saj për lëvizje të lirë (VIDEO)

12:27 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se ka kërkuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta që vendi i tij tu jap qytetarëve të Kosovës nënshtetësinë e saj në mënyrë që këta të fundit të mund të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së.

Thaçi tha se Kosova është i vetmi vend që ka mbetur i izoluar në Evropë pavarësisht se i ka plotësuar kriteret që bashkësia ndërkombëtare ia ka caktuar në këtë drejtim, shruan arbresh.info.

“BE e ka sjellë Kosovë në një izolim politik, e vetmja shpresë për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm është që në përputhje me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi, tu jepet nënshtetësia qytetrarëve të Kosovës, veçanërisht e atyre që kanë nevojë, është çështje imediate që të marrin nënshtetësinë e Shqipërisë dhe pasi që bartësit e Republikës së Kosovës”, është shprehur Thaçi pas takimit me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.

Thaçi tha se me këtë logjikë të Kuvendit të Kosovës, nuk pret që demarkacioni të kaloj në Kuvend.

“Nuk shoh ndonjë perspektivë që Kuvendi i Kosovës me këtë logjikë mund ta kalojë marrëveshjen e arritur mes shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi”, tha Thaçi.

Thaçi e ka falënderuar homologun e tij shqiptar për kontributin që ka dhënë në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme