Greqia dëbon çdo ditë nga 30 emigrant shqiptarë

12:01 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Që nga viti 1991 e deri më sot, vendi fqinjë asnjëherë nuk ka pushuar operacionin “Fshesa” ndaj emigrantëve shqiptar. Edhe pse në heshtje ajo i kthen Shqipërisë çdo ditë 30 emigrantë shqiptarë të paligjshëm…

Lidhur me këto dëbime si gjithnjë Policia e Greqisë me një njoftim për shtyp ka deklaruar se për muajin gusht janë debuar 1.299 emigrantë me kombësi të ndryshme.Sipas njoftimit të pilcisë, ndaj emigrantëve të vendeve të treta, janë lëshuar vendimet për kthim dhe deportim për hyrje të paligjshme në vendin Greqi. Kthimet janë bërë përmes programeve vullnetare të riatdhesimit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, si dhe kthimet e detyruara dhe largimet vullnetare nga Shërbimet Policore Greke.

Si gjithnjë, numri më i madh i kthimeve ishte për Shqipërinë (869 persona), Pakistan (164), Gjeorgji (43 vetë), Algjeri (36 persona), Irak (35 persona), Bangladesh (17 persona) dhe Maroku (16 persona).

Nga numri i përgjithshëm i të kthyerve si gjithnjë edhe për këtë muaj shqiptarët zenë rreth 66-67 % , të numrit të përgjithshëm të dëbimeve, me një mesatare 30 shqiptarë në ditë, ndërsa mesatarja mujore për 2017 është 855 shqiptarë të kthyer.Gjithashtu theksohet se që nga fillimi i vitit, 12.382 njerëz janë rikthyer në vendet e tyre të origjinës, ku 7.698 janë shqiptarë.Të dëbuar sipas muajve

– Janar 717

– Shkurt 503

– Mars 867

– Prill 1.005

– Maj 971

– Qershor 1019

– Korrik 875

– Gusht 869

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme