Shuhet zjarri që kaploi ndërtesën e vjetër të Komunës së Kumanovës

11:53 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Është shuar tërësisht zjarri që dje kaploi kadastrën në Kumanovë, në objektin e së cilës ndodhen edhe disa hapësira të Komunës së Kumanovës.
Ekipi i njësisë territoriale kundër zjarrit mbrëmë ka bërë kujdestari në objekt që të mos vijë deri te përhapja më e madhe e zjarrit.

Nga njësiti i zjarrfikësve informojnë se zjarri i djeshëm ka djegur një pjesë të çatisë së ndërtesës së vjetër të Komunës së Kumanovës, ndërsa lëndime ka marrë edhe një person.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski, i cili mbrëmë kreu hetime në venin e ngjarjes, tha se dëmi material është i madh.

Ndryshe, në ndërtesë janë të vendosura edhe disa shërbime të komunës, si Departamenti për Kadastër dhe Patundshmëri, përcjell Telegrafi Maqedoni

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme