Ahmeti: Plani jonë për pastrim i pamundëson bllokadat politike

11:23 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Komuna e Prishtinës ka arritur që në përputhje me ligjin prej 1 janarit të vitit 2018 të mbledhë pagesat për mbledhje të mbeturinave direkt.

Ai ka thënë se qytetarët do të paguajnë për mbledhjen e mbeturinave në komunë e jo në kompaninë ‘Pastrim’ dhe me këtë rast Komuna do të ketë mundësinë që qytetin ta ndajë në disa zona dhe mbledhja e mbeturinave do të bëhet në mënyrë më efikase.

Ahmeti po ashtu është zotuar për planin aksional dhe planin e ri logjistik për mbledhjen e mbeturinave, planin e vendosjes efikase së kontejnerëve dhe veprimet e tjera që nevojiten për Prishtinë të pastër.

Sipas tij, me këtë plan, të gjitha lagjet do të përfshihen në mbledhjen e rregullt të mbeturinave. “Plani jonë për pastrim i shmangë bllokadat politike. Deri në fund të mandatit nuk do të ketë asnjë lagje që nuk është e përfshirë në orar dhe plan”, tha Ahmeti.

Pas pilotimit të ndarjes së mbeturinave në lagjen “Dardania”, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me partnerët/donatorët ndër¬kombëtar do të organizojë një studim të fizibilitetit për menaxhimin e mbeturinave.

“Përmes këtyre hapave konkret, pritet që brenda mandatit të dytë të ketë ndryshim radikal në menaxhimin e mbeturinave brenda Prishtinës, me ç’rast do të pamundësohet bllokada që i është bërë deri tash kësaj komune nga ana e kompanisë ‘Pastrimi’”, u shpreh Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme