Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta po zhvillon takim kokë më kokë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, më pas do të kryesojë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive zyrtare, shkruan arbresh.info.
Gjatë ditës do të takohet edhe me Kryeministrin Ramush Haradinaj, me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në vizitën e tij të parë shtetërore në Kosovë si President.
Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimin me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj./arbresh.info/
“Partizani”, Berisha nuk shkon në gjyq/ Shtyhet seanca në Gj...
Shtyhet për një orë seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bed...
Ukraina rrëzon dhjetëra dronë të Rusisë
Presidenca dhuron pako onkologjike për gratë e prekura nga k...
“Zgjedhje për strukturat drejtuese”, Rrjeti i Bi...
Kurti viziton sot DOKU.TECH