Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, me të cilin ka bashkëbiseduar për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.
Presidenti Thaçi ka vlerësuar lartë mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Kosovës dhe kërkoi që të thellohet bashkëpunimi.
“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. Të shikojmë mundësitë që të thellojmë bashkëpunimin edhe në ekonomi, siguri e arsim”, u shpreh Presidenti Thaçi.
“Kosova është e përcaktuar për të ardhmen e vet euro-atlantike”, u shpreh Presidenti Thaçi duke shtuar se “Kosova sot është faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon e më gjerë”.
Nga ana tjetër, ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini është zotuar se Finlanda do të vazhdojë të mbështes Kosovën në të gjitha fushat.
Ushtarët e ri të FSK-së, Ministria e Mbrojtjes tregon se si ...
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë: S’e njohim Kosovën, është s...
“Thika, maska, para të falsifikuara”, policia publikon foto ...
Shtëpia e Bardhë shpreson për arritjen e armëpushimit në Gaz...
Osmani në ShBA njofton për aktivitete që lidhen me agjendën ...
Zbulohet lista e lojtarëve më të shpejtë në Ligën Premier – ...