Dybala i lumtur që pa magjinë e Lionel Messit nga afër

10:53 | 11 Tetor 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i Argjentinës, Paulo Dybala e përshkroi vetën si “me fat” që ishte në gjendje të shoh magjinë e Lionel Messit nga afër kur kombëtarja e tij u kualifikua në Kampionatin Botëror.

Një hat-trick nga Lionel Messi i siguroi Argjentinës fitoren me rezultat 3 me 1 kundër Ekuadorit në Quite në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.

“Jam me fat që e shoh atë dhe që e kam atë kaq afër”, tha ylli i Juventusit për llogarisë së tij në rrjetin social Twitter.

Uruguai dhe Kolumbia i janë bashkuar Brazilit dhe Argjentinës duke siguruar kualifikimin automatik, ndërsa Peru do të përballet me Zelandën e re në play-off, kurse kampioni i Amerikës së Jugut, Kili, u eliminua./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme