Shtrohet tepihu i kuq tek Presidenca në pritje të Ilir Metës

10:44 | 11 Tetor 2017
arbresh.info

Presidenca ka shtruar tepihun e kuq si përgatitje të parë të pritjes me ceremoni shtetërore të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan arbresh.info.

Ai fillon sot një vizitë shtetërore dyditore në Kosovë me ftesë të homologut të tij, Hashim Thaçi.

Presidenti Meta do të zhvillojë takim kokë më kokë me Presidentin Thaçi, më pas do të kryesojë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive zyrtare, ndërsa do të takohet edhe me Kryeministrin Ramush Haradinaj, me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli.

Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimin me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skenderaj./arbresh.info/

22450812_1648059975206612_732671148_o

22450812_1648059975206612_732671148_o 22472017_1648067381872538_607553316_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme