Menjëherë pas vaksinës së parë të fëmijës duhet të dini se mund të ngrihet temperatura dhe kjo është shumë normale.
Gjithashtu fëmija do të ketë siklet dhe do të ndihet i irrituar dhe te ndieje siklet diten e vaksinimit por mund te zgjase edhe diten tjeter, pra varet nga femija.
Pas vaksinimit fëmija juaj do të ketë:
Enjtje, forcim dhe skuqje të vendit të shpimit;
Temperaturë;
Gjendje e irrituar.
Këto simptoma mund të zgjasin 2-3 ditë dhe ju nuk duhet të shqetësoheni. Edhe pse fëmija do të shfaqë temperaturë, ajo nuk do të jetë shumë e lartë
Si të veprojmë nëse fëmija ka temperaturë?
Zakonisht themi se fëmija ka temperaturë kur ajo është më e lartë se 37.5 gradë dhe duhet të shkoni tek mjeku nëse:
Bebi nën 3 muajsh ka temperature 38 gradë ose më të lartë;
Bebi 3-6 muajsh ka temperaturë 39 ose më të lartë;
Pavarësisht moshës nëse fëmija krahas temperaturës ka edhe shenja të tjera që tregojnë një gjendje të përgjithshme jo të mirë.
Nëse fëmija ka temperaturë pas vaksinimit duhet të mbani ambientin e freskët, ku temperatura nuk duhet të jetë më shumë se 18 gradë. Nga muaji i 2 mund të përdorni paracetamol dhe nga muaji i 6 ibubrofen.
Nëse fëmija ka marrë vaksinën kundër meningjitit:
Gjatë marrjes së kësaj vaksine temperatura mund të rritet 6 orë pas shpimit dhe mund të zgjasë deri në 48 orë. Temperatura tregon se trupi po i përgjigjet imunizimit, por edhe nëse fëmija nuk ka temperaturë nuk duhet të shqetësoheni. Kjo varet nga fëmija dhe nuk ka lidhje me efektshmërinë e imunizimit.
Dhënia e paracetamolit para rritjes së temperaturës do të ndihmojë jo vetëm në parandalimin e saj por edhe në qetësimin e përgjithshëm të fëmijës.
Ju duhet t’i jepni fëmijës menjëherë pas shpimit shurupin paracetamol pas vaksinimit të 2 dhe 4 mujorit, për të dhënë një dozë të dytë pas 4-6 orësh. /pernenat
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...