Ish-presidenti serb i Bosnjës Radovan Karaxhiq i kërkoi gjyqtarëve në Gjykatën e Hagës t’i sigurojë atij një laptop, duke thënë se përdorimi i një kompjuteri normal i ka shkaktuar atij dhimbje në kurriz.
Radovan Karaxhiq i bëri thirrje gjyqtarëve në Mekanizmin për Gjykatat Ndërkombëtare në Hagë gjatë një konference në gjyqin e tij të hënën që t’i lejojë atij një laptop, duke pretenduar se ka dhimbje shpine duke kaluar orë të tëra në një kompjuter normal.
Ai kërkoi gjithashtu t’i lejohet të ketë qasje në internet dhe Skype, në mënyrë që ai të mund të gjejë materiale për punën e tij si edhe të komunikojë me familjen e tij.
Gjyqtari Theodor Meron tha se sekretariati i Gjykatës së Hagës do të trajtojë së shpejti kërkesën e Karaxhiqit.
Karaxhiqi tha gjithashtu se i dukej sikur e kishin dënuar me vdekje si rezultat i izolimit të tij në burg.
Duke folur për shëndetin e tij, Karaxhiq tha se ndihej më mirë dhe se ishte i kënaqur me trajtimin që po merrte nga stafi në qendrën e burgimit të OKB-së.
Në konferencat e mëparshme të statusit, Karaxhiq ishte ankuar për shëndetin e tij të përkeqësuar, që ai tha se ishte shkaktuar nga vitet që ka kaluar në qelinë e tij të burgut.
Ai ndodhet në njësinë e paraburgimit të Hagës që prej arrestimit të tij në vitin 2008.
Në mars të vitit të kaluar, Gjykata e Hagës e dënoi Karaxhiqin me 40 vjet burg pasi e shpalli atë fajtor për gjenocidin në Srebrenicë, persekutimin e myslimanëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, terrorizim të popullsisë së Sarajevës dhe pengmarrje të paqeruajtësve të OKB-së.
Megjithatë, ai u lirua nga akuzat për gjenocid në disa komuna boshnjake në vitin 1992.
Si Karaxhiqi ashtu edhe prokuroria e Hagës kanë apeluar kundër vendimit, me ish-liderin politik serb të Bosnjës që kërkon të lirohet nga të gjitha akuzat dhe prokurorët që kërkojnë që dënimi i tij të rritet me burgim të përjetshëm.
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...