Google ADS

5 arsyet përse ndiheni gjatë gjithë kohës të lodhur

09:38 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

E keni pyetur ndonjëherë veten sa herë në ditë e dëgjoni pyetjen ”Si je?” ? Me qindra herë, çuditërisht edhe dy a tri herë nga i njëjti person.

Po përgjigjet që jepni cilat janë ”mirë”, ”keq”, si dhe ”e lodhur”. Pavarësisht se mund të keni një punë mjaftueshëm komode, bëni një jetë të qetë , sërish ndiheni të lodhur, aq sa nuk do të ishte aspak çudi të dëgjonit edhe krahasime nga prindërit të llojit ”ne jemi brez më i fortë, ju lodheni edhe qoftë duke ndenjur” etj etj. E d

1.Nuk hani mëngjes: Mëngjesi është një ndër vaktet më të rëndësishëm të ditës, të cilit fatkeqësisht nuk i japim rëndësinë që meriton. Gjatë gjumit realizohet eleminimi i toksinave të ndryshme nga organizmi, për këtë arsye duhet të ushqeheni në mënyrë që të ushqeni metabolizmin me lëndët e duhura për të përballuar ritmin e zakonshëm.

2.Nuk merrni mjaftueshëm rreze dielli: Pavarësisht temperaturave të ftohta të këtyre ditëve, keni mundësi t’i gëzoheni akoma diellit gjatë pjesës së parë të ditës dhe gjatë pasdites. Mosekspozimi në diell ju privon nga marrja e vitaminën D,e cila rregullon prodhimin normal të melatoninës.

3.Keni mungesë të theksuar të hekurit: Mungesa e hekurit lidhet drejtpërdrejt me uljen e veprimtarisë mbrojtëse të sistemit imunitar, si dhe mungesë përqendrimi. Hekuri gjendet tek veza, arrat, bimët bishtajore dhe djathi tofu (djathë me fara soje).

4.Nuk pini maftueshëm ujë: Rreth 70% e organizmit tonë përbëhet nga ujë, çka e bën shumë të nevojshme mbajtjen të hidratuar të tij. Kur pini pak ujë ulet presioni i gjakut. Si rrjedhojë zemra pompon gjak më ngadalë drejt muskujve dhe organeve të ndryshëm.

5.Përdorni smartphone gjatë gjithë ditës: Jetojmë në epokën ku zhvillimin i teknologjisë po komandon në një mënyrë a në një tjetër jetët tona, aq sa mund të themi pa frikë se jemi viktima të saj. Telefonat celularë emetojnë vazhdimisht dritë blu, e cila ndikon në shqisëne të parit si dhe na krijon shenja lodhjeje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme