Qeveria spanjolle ka hedhur poshtë deklaratën e pavarësisë të nënshkruar nga udhëheqësi katalanas Carles Puigdemont dhe hodhi poshtë thirrjet për ndërmjetësim, transmeton arbresh.info.
Zëvendëskryeministri i Spanjës e përshkroi Puigdemont si dikush “i cili nuk e di se ku është dhe ku po shkon”.
Kryeministri Mariano Rajoy do të mbajë një mbledhje urgjente të kabinetit për të diskutuar hapat e ardhshëm të qeverisë, raporton BBC.
Puigdemont nënshkroi një deklaratë të pavarësisë të martën, por ndaloi zbatimin e saj për t’i lëshuar vend negociatave.
Kishte spekulime se presidenti katalanas mund të shpallë pavarësinë dhe të vërë në lëvizje këtë veprim, duke e zhytur Spanjën në një krizë edhe më të thellë politike.
Spanja ka qenë në trazirë që nga një referendum i diskutueshëm më 1 tetor i cili u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese e vendit.
Duke ju drejtuar parlamentit katalan në Barcelonë, Puigdemont tha se rajoni autonom kishte fituar të drejtën për të qenë i pavarur si rezultat i votimit./arbresh.info/
AGK-ja themelon Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës
Lirohet nga paraburgimi njëri nga ish-administratorët e “Alb...
KQZ me njoftim të rëndësishëm për votuesit që regjistrohen j...
Hamza në Podujevë, premton vende pune dhe rritje pagash
O’Brien: Themelimi i Asociacionit, hap i rëndësishëm
Hoti: Nga janari 2025, tatimi në pronë rritet deri në trefis...