Steven Ross Pomeroy
Shkenca ne Lindjen e Mesme nuk eshte e vdekur, por nuk eshte e dhe gjithaq e gjalle. Sipas “Science Watch”-it te Thomson Reuterit, shtetet e Lindjes se Mesme sic jane Arabia, Persia dhe Turqia, prodhojne vetem 4% te literatures shkencore boterore. Kjo perqindje eshte tejet e vogel ne krahasim me cdo standard, e sidomos nese kujtojme faktin se Lindja e Mesme, nje here e nje kohe, ka udhehequr boten ne shkence.
Ne mes te perdendimit te shekullit te 9-te dhe mesit te shekullit te 13-te, kohe kjo kur Europa ishte e zhytur ne Epoken e Erret, dijetaret Islam benin hapa monumental ne fushat si matematika, medicina (mjeksia) dhe fizika. Mendimtaret e te gjitha feve dhe etniciteteve mblidheshin ne qytetet kozmopolitane si Bagdadi dhe Damasku per te diskutuar zbulimet e fundit dhe konceptet teorike. Idete u bene aq te vleresuara sa qe u pothuajse u shendrruan ne nje forme te monedhes. U ndertuan shume obzervatoriume te cilat studionin qiellin. Lindi Algjebra. Perdorimi I numerave Arab—0,1,2,3,4,5,6,7,8,9,– te cilat fillimisht u shpiken ne Indi, filluan te perdoreshin masivisht.
Pra, cfar ndodhi?
Eshte e lehte te drejtohet gishti i modernitetit fundamentalist ne Lindjen e Mesme dhe te shqiptohet ‘feja’ si shkaktari kryesor. Por, shumica e historianeve te shkences nuk e hedhin poshte kete shpjegim tejet te thjeshtezuar. Perkundrazi, nje mori faktoresh se bashku i dhane fundin viteve te art ate shkences, ne viset Muslimane, dhe krijuan lenden baze mbi te cilen shkenca eshte ndertuar qe athere e deri me sot.
Lufta, ndoshta ishte njera nder arsyet kryesore te kesaj tatepjete. Ne shekujt e 11-te dhe 12-te, ushtrite e kryqezatave te Krishtera nga Europa pushtuan Lindjen e Mesme, ashtu qe te shtinin ne dore Token e Shenjte. Sulmi e la mbreterine Islame jashtezakonisht te dobet. Kur mongolet pas pak vitesh pushtuan nga lindja, athere ata u ballafaquan me nje rezistence minimale nga ana e Muslimaneve. Perfudimisht, Bagdadi u pushtua me 1258, se bashku me nje numer te madh te librave dhe manuskripteve tejet te cmuara.
Shkojme ne vitet 1400. Shtypeshkronja fillon te revolucionalizoje perhapjen e ideve. Fatkeqesisht, bota Muslimane lihet jasht ketij revolucionarizimi per dyqind vite. Gjuha Arabe, e cila i sherbente jashtezakonisht shkences ne te kaluaren, per shkak te precizionit te saj, u konsiderua si e ngathet per tu shtypur nga shtypshkronja. Perderisa idete qarkullonin ne Europe, pergjithesisht nga librat qe shtypeshin ne Latinisht, qarkullimi I ketyre ideve ngeci ne Lindjen e Mesme.
Zbulimi i ‘botes se re’ te Kristofer Kolombit ishte nje tjeter gozhde ne varrin e shkences Islamike. Papritur, rruget (linjat) tregtare ndryshuan, dhe parate tani derdheshin te gjitha ne Spanje, Itali dhe Angli ne vend se te derdheshin ne Lindjen e Mesme. Si rezultat, perfituesit e pasur filluan te financonin perpjekjet shkencore qe ndodhnin ne Europe. Ne te njejten kohe, ndotja filloi ta kaplonte boten Muslimane.
Lindja e Mesme do te bashkohej eventualisht nen flamurin e Perandorise Osmane duke filluar nga shekulli i 15-te e deri ne shekullin e 19-te, dhe edhe pse gjat kesaj kohe shoqeria perjetoi pak rigjallerim, shkenca dhe teknologjia nuk e paten kete fat. Udheheqja i ishte marrur nga Europa ne kete sfere, dhe Europa nuk do te hiqte dore prej saj.
Pas tatepjetes se Perandorise Osmane ne vitet e 1800-ta, shume nga shtetet e Lindjes se Mesme u pushtuan nga fuqite Europiane, sidomos nga Franca dhe Britania. Nen nje kontrolle te tille, shkenca nuk mund te rritej ne kete regjion. Feja, ne anen tjeter, u rrit si me e ngulitur dhe e personalizuar ne njerez.
Edhe pse Islami mund te interpretohet si perkrahese, dhe biles edhe si imponuese e studimit dhe eksplorimit te botes natyrore, kjo pikepamje eshte ushqyer ne nje minoritet te atyre qe jane ne pushtet. Andaj, eshte autokracia politike dhe teokracia te cilat e kane lene mbrapa shkencen ne Lindjen e Mesme gjate shekullit te fundit. Shkenca duket sikur po mbine ne disa pjese te botes Islame-p.sh ne Turqi, por se a do te vazhdoje kjo tendence apo jo, mbetet te shihet ne te ardhmen./mesazhi
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...