Dashi
Lidhja me partnerin do filloje te përforcohet gjate kësaj dite. Do ndiheni me te qete pas një periudhe jo shume te mire qe keni kaluar. Beqaret do influencohen mjaft nga yjet dhe do ketë takime pa fund. Njihuni mire me personat qe do takoni dhe me pas vendosni çfarë do bëni. Financat nuk do jene te këqija prandaj mund te kryeni shpenzimet e nevojshme.
Demi
Mirëqenia, bashkëpunim dhe komunikim. Kjo dite do jete edhe me e mire sesa çiftet e kishin menduar prandaj duhet ta shfrytëzojnë deri ne sekondën e fundit. Beqaret nuk do jene ne humor te mire për te krijuar një lidhje kështu qe me mire te presin. Dielli do iu ndihmoje te riorganizoni te ardhurat. Nëse vazhdoni ne këtë rruge shume shpejt do vijnë edhe përmirësimet.
Binjaket
Do e dëgjoni me kujdes atë qe keni ne krah dhe do ia plotësoni dëshirat me te zjarrta. Jo vetëm ai, por edhe ju do ndiheni me se miri. Ata qe kane shume kohe bashke do hedhin një hap me tej. Beqaret qe mendojnë se dashuria i ka harruar do realizojnë takimin me te bukur te jetës se tyre. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli.
Gaforrja
Nuk duhet te tregoheni shume autoritare gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse do keni probleme te mëdha me partnerin. Beni çmos te toleroni me tepër. Beqaret do njihen me një person shume serioz. Ne fakt po ta njohin me mire atë do e kuptoni se është një njeri me shume vlera. Për te rritur financat nuk duhet te bëni çdo lloj sakrifice sepse do pendoheni.
Luani
Sektori i dashurisë do jete mjaft i favorizuar gjate kësaj dite. Do flisni me partnerin për gjithçka madje te dy se bashku do bëni plane për një te ardhme. Beqaret duhet me patjetër te largojnë turpin nëse duan te gjejnë dike. E kush mund t’iu gjeje nëse ju gjithmonë fshiheni pas diçkaje apo dikujt? Ne planin financiar do iu duhet shume durim dhe këmbëngulje për ta përmirësuar situatën.
Virgjeresha
Ka shume gjasa qe ta lini paksa pas dore jetën tuaj ne çift sot dhe kjo mund te sjelle disa probleme me vone. Jeta familjare do iu marre shume kohe. Beqaret do ia kalojnë mire pranë miqve te ngushte dhe nuk do kërkojnë me ngulm dike. Financat do jene goxha te mira kështu qe mund t’iu lejohet edhe ndonjë çmenduri e vogël me shpenzimet.
Peshorja
Dite delikate kjo e sotmja për te dashuruarit. Do debatoni ashpër mbi disa tema delikate dhe serish nuk do bini dakord. Me mire do jete te largoheni paksa nga njeri-tjetrin sepse nuk i dihet deri ku mund te shkoje nervozizmi. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te dashurisë, por prape nuk do e gjejnë. Me financat nuk duhet te tregoheni aspak te pamatur.
Akrepi
Ju qe jeni ne një lidhje mos prisni ndonjë mrekulli sot. Nëse atmosfera ka qene e tensionuar nuk pritet qe te rivendoset menjëherë qetësi, ndërsa nëse bashkëpunimi ka kohe qe ka filluar gjithçka do shkoje edhe me mire. Beqaret do jene ne kërkim te dashurisë se madhe e cila ka gjasa te shfaqet shume shpejt. Financat fatmirësisht do jete goxha te qëndrueshme.
Shigjetari
Edhe pse do jene te shumte personat qe do iu joshin dhe do kërkojnë t’iu bëjnë për vete, ju nuk do bini ne tundim sot. Dashuria për partnerin është aq e madhe dhe e rëndësishme për ju saqë asgjë nuk mund t’iu shkëputë prej tij. Beqaret duhet te tregohen ashtu si janë dhe jo te improvizojnë e te gënjejnë. Vetëm kështu do tërheqin vëmendjen. Financat nuk do jene te këqija.
Bricjapi
Do i tregoni partnerit tuaj sa shume e dashuroni sot dhe do ia shprehni ndjenjat me mënyra te ndryshme. Edhe ai do tregohet i përkujdesur me ju dhe do iu përkëdhele mjaft. Beqaret do jene te mbyllur ne vetvete dhe nuk do i shfrytëzojnë mundësitë qe do iu jepen për takime. Ne p;lanin financiar ka rrezik te bëni disa gabime te pafalshme qe mund t’iu sjellin probleme serioze.
Ujori
Merkuri do jete i pozicionuar mire sot ne planin sentimental te çifteve. Ai do iu nxite te tregoheni me te duruar dhe me te kuptueshëm me partnerin. Beqaret do kenë takime, por nuk duhet t’i besojnë shume instinktit te pare dhe te fillojnë lidhje shpejt e shpejt. Ne planin financiar do arrini te kryeni transaksione te rëndësishme. Situata do jete goxha e qëndrueshme.
Peshqit
Ndjenjat për partnerin do jene edhe me te thella sot, por do e keni te vështirë t’ia shprehni atij te gjitha. Mundohuni te qëndroni sa me shume kohe me te ne mënyrë qe te keni mundësi te flisni me qetësisht. Beqaret nuk do e gjejnë as sot personin ideal dhe kjo do i merite paksa. Financat nuk do kenë asnjë problem edhe sikur te kryeni ndonjë shpenzim me tepër.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...