Një vogëlushe 4-vjeçare po përjeton pubertetin e hershëm.
Vajza e quajtur Emily Dover nga Australia, po përjeton ardhjen e periodave, aknet, apo edhe zhvillimin e qimeve në moshë kaq të hershme si pasojë e një sindrome të quajtur Addison.
Mamaja e vajzës u shpreh se vogëlushja nuk ka pasur mundësinë të jetojë si një fëmijë si pasojë e kësaj sëmundjeje. Emily është më e zhvilluar se bashkëmoshatarët e saj, pasi asaj ka filluar ti rritet edhe gjoksi. Për këtë arsye ajo shpesh tallet nga shokët dhe kjo po e bën të vuajë edhe më tepër.
Ajo lindi si një fëmijë i shëndetshëm, por rritja e saj e shpeshtë filloi që pas një jave. Kur ishte 5-muajshe, ajo dukej si një fëmijë 1 –vjeçar. Sindroma është shumë e rrallë, dhe prek shumë pak fëmijë, gjë që i shkakton atyre përjetime të vështira për moshën që kanë.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA