Sot në kryeqytet është mbajtur parada e parë e komunitetit LGTI.
E kjo paradë, u stërkomentua nga shumë persona, ndër ta, edhe fytyra publike duke u ndarë në mes të PRO dhe KUNDËR tyre.
Rreth kësaj çështje, lajmi.net ka kontaktuar me reperin Gold AG, i cili njihet si një nga fytyrat publike të cilët praktikojnë fenë islame, fe kjo e cila kundërshton prirjet e tilla.
Për paradën dhe LGBTI në përgjithësi, reperi ka theksuar se nuk dëshiron që fëmijët e tij të kenë prirje të tilla.
“Unë dua që fëmija im të ketë babë e nënë,unë nuk dua që nesër fëmija im të lakmoj në një çrregullim që mendon që e bënë të moderuar. Nuk dua që djali im të martohet me një djalë e as vajza ime me vajzë. Këtë shëmtim e urren Zoti,se disa thonë që Zoti i fal kështu me hormone. Nuk është e vërtetë që Zoti e fal krijesën e tij më të dashur për ta dënuar,mos i ngjitni Zotit të pavërteta se kam frikë që shkaku i juaj mund ta pësojmë të gjithë dënimin e krijuesit fuqiplotë.” janë fjalët e reperit.
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës