Google ADS

Meshkujt më pak tërheqës janë burra më të mirë

00:51 | 11 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të kryer nga Universitetet në Florida dhe në Teksas është gjetur se gratë kanë theksuar se meshkujt më pak tërheqës janë burra më të mirë.

Në studim kanë marrë pjesë 113 çifte dhe që të gjithë janë pyetur rreth gjërave të ndryshme, si zakonet e ushqyerjes dhe faktorët që lidhen me pamjen fizike, transmeton portali arbresh.info

Përveç kësaj, studiuesit fotografuan dhe renditën të gjitha çiftet sipas pamjes së tyre fizike në një shkallë nga 1 deri në 10.

Rezultatet e hulumtit treguan se meshkujt që u vlerësuan më pak tërheqës kanë cilësisë më të mira në marrëdhëniet bashkëshortore. Gratë kanë theksuar se ata janë të kujdeshëm ndaj tyre, u blejnë dhurata dhe se e marrin vetë inciativën në dhomën  e gjumit.

Në anën tjetër, studimi ka gjetur se burrat që janë shumë tërheqës, kanë më pak gjasa të punojnë. Zakonisht gratë që janë të martuara me burra tëheqës kanë shfaqur më shumë shqetësime rreth të të ushqyerit dhe janë cilësuar më të angazhuara rreth pamjes fizike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme