Google ADS

“Një tjetër Brexit”, Theresa May refuzon të tregojë se si do të votonte

23:03 | 10 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka refuzuar të përgjigjjet në pyetjen se si do të votonte nëse do të mbahejt një tjetër referendum për Brexit.

May, e cila e ka mbështetur qëndrimin e votimit gjatë vitit të kaluar, është pyetur nga gazetari në radion LBC se si do të votonte nëse “do të kishte një referendum të dytë”, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

“Nuk u përgjigjem pyetjeve hipotetike”, ka thënë ajo.

Kryeministrja e cila gjatë fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme në Britani të Madhe tha se “pas Brexit pritet një e ardhme më e nditur”, shtoi se ajo do të dërgojë deri në fund Brexit-in./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme