Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, e ka shkruar mesazh emocionues në rrjetin social Facebook, transmeton arbresh.info.
Shala ka shkruar edhe për përzgjedhësin Albert Bunjaku i cili të premten e drejtoi për herë të fundit Kosovën në ndeshje ndaj Islandës në humbjen 2:0.
“Kemi ëndërruar gjithmonë që të luajmë në kualifikime dhe erdhi ajo ditë. Dua të ju them se ndoshta ju kemi dëshpëruar, por më shumë se ne futbollistët nuk ka asnjë person tjetër që dëshiron fitore në fushën e blertë.
Gjithsesi ne e arritëm të bëjmë një ëndërr realitet duke luajtur në kualifikime edhe pse kishim një grup jashtëzakonisht të vështirë por ishim krenarë gjithnjë duke bartur fanellën e Kosovës.
Një ditë edhe do t’i gëzohemi fitoreve, edhe ju do të jeni krenar me ne pasi më shumë se gjithçka duam të ju bëjmë krenar ju populli ynë që nuk na latë asnjëherë vetëm.
Në fund desha ta falënderojë nga zemra trajnerin Albert Bunjaku që ka grumbulluar gjithë këta futbollistë. Trajneri ke bërë një punë tejet të madhe, si mua ashtu edhe lojtarët tjerë gjithmonë i ke vizituar, na ke këshilluar dhe na ke ndihmuar. Kosova është bërë një Përfaqësuese e respektueshme falë punës tënde të madhe, ke merituar edhe më shumë, por ky është futbolli. Faliminderit shumë, të priftë e mbara në të ardhmen”, shruan Herolind Shala. /arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit