Çelaj: Do jem kryetar i gjithë qytetarëve të Prishtinës, jo sikurse Shpend Ahmeti

21:58 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Lirak Çelak, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, për postin e Kryetarit të Prishtinës, ka kritikuar kryetarin aktual të kësaj komune se edhe pas katër vjetësh qeverisje të Vetëvendosjes, ai vazhdon ende të merret me problemin e pastërtisë së qytetit.

Në Magazina Lokale në të cilin emision sonte në Klan Kosova, debatohet për Prishtinën, Çelaj nga PDK ka potencuar se do jetë Kryetar për gjithë qytetarët e kryeqytetit e jo sikurse Ahmeti që sipas tij ishte kryetar i qytetarëve të vetëm një subjekti partiak, duke iu referuar partisë Vetëvendosje.

”Dallimi i konceptit tim qeverisës është për ta ndryshuar Prishtinën. Pas 4 vjetësh mandat të Shpend Ahmetit, ai ende merret me pastërtinë e qytetit”.

”Në vend që ta mbrojë qytetin iu ka prirë qytetit për ta shkatërruar atë”.

”Unë nuk do sillem sikur Shpend Ahmeti si kryetar i vetëm një subjekti politik, por do jem kryetar i gjithë qytetarëve të Prishtinës”.

”Prishtinën duam ta kthejmë në destinacion, e jo në transit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme