Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ai serb, Aleksandar Vuçiç, dhe ministrat e të dy vendeve nënshkruan sot në Beograd 12 marrëveshje mes Beogradit dhe Ankarasë.
Ministrja serbe e Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç dhe ministri i Komunikacionit, Infrastrukturës dhe Detarisë i Republikës së Turqisë, Ahmet Aslan, nënshkruan deklaratën për bashkëpunim në sferën e komunikacionit dhe infrastrukturës mes dy vendeve.
Mes dy vendeve u nënshkrua edhe Memorandumi për Mirëkuptim në sferën e urbanizmit.
Deklaratën e përbashkët politike për themelimin e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim mes Serbisë dhe Turqisë e nënshkruan presidentët e dy vendeve.
Ndërkohë, revizionin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë e nënshkruan ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi dhe ministri i Tregtisë së Jashtme, Turizmit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Rasim Ljajiç.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...