Dy profesorët e UP-së që dalin haptaz homofob

20:56 | 10 Tetor 2017
M. A.

Dy profesorë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fadil Maloku dhe Gëzim Qerimi, kanë shprehur haptazi kundërshtimet ndaj paradës së komunitetit LGBTI+.

Profesori, Gëzim Qerimi, një ditë para mbajtjes së paradës nga komunitetit LGBTI+, është shprehur kundër mbajtës kësaj parade.

“Paradë e degjenerimit e turpit dhe e shkatërrimit, jo e dashurisë, e aq më pak e krenarisë”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook.

Pas tij ka komentuar edhe profesori tjetër në fakultetin Filozofik, Fadil Maloku.

“Shumë më produktive do ishte mobilizimi i policisë së Kosovës për;krim e korrupsion,se sa për paradën LGBTI-s! Turp”, ka shkruar Maloku.

Parada e komunitetit LGBTI+ është mbajtur sot në sheshët e Prishtinës, ku ndër të tjera u përkrah edhe nga zyrtarët e lartë të vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme